Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur lëndë të re, në të cilën të dyshuar janë Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Risto Novaçevski, Orce Kamçev, si dhe pronari i një kompanie.

Siç thonë nga Prokuroria, ata dyshohen për larje parash dhe vepra tjera të dënueshme me ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në periudhën prej 2006 deri 2012, Gruevski si kryetar i OBRM-PDUKM-së ka përvetësuar mbi 1.300.000 euro. Një pjesë të mjeteve të cilat në këtë periudhë i ka pranuar personalisht ose nëpërmjet komiteteve komunale të partisë si donacione për partinë politike, nuk i ka paraqitur si donacione dhe në këtë mënyrë ka përvetësuar së paku 1.300.360 euro”.

“Këto para Gruevski i ka lëshuar në qarkullim me blerjen e tokës ndërtimore në Vodno, ndërsa i dyshuari Mijallkov edhe pse e ka ditur se si Gruevski i ka marrë paratë, ka vendosur kontakt me pronarin e një kompanie në Belize dhe ka kërkuar dokumentacion, vula dhe xhirollogari që t’i ketë në dispozicion. Risto Novaçevski, pas një marrëveshje paraprake me Gruevskin, është bërë drejtues i kompanisë e cila e ka blerë tokën në Vodno”, thonë nga Prokuroria.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si pronar i tokave në Vodno është paraqitur kompania, për të cilën nga Prokuroria thonë se është nën pronësi të të dyshuarit të pestë, Orce Kamçev.

Nga Prokuroria thonë se për Risto Novaçevskin, i cili është i dyshuari i tretë do të kërkojnë paraburgim, ndërsa për të dyshuarit tjerë masa parandaluese./Telegrafi/

The post Prokuroria hap lëndë të re: Gruevski, Mijallkov, Kamçev dhe Novaçevski dyshohen për larje parash appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";