Në seancën e 25-të të Kuvendit të RMV-së, sot në rend të ditës është Propozim ligji për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat për këtë regjistrim pritet të jenë të gatshme për gjashtë muaj, ndërsa Enti Shtetëror i Statistikave do të fillojë kryerjen e regjistrimit më 1 prill 2021, siç është planifikuar.

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski, javën e kaluar theksoi se regjistrimi do të bëhet me metodë të kombinuar, gjegjësisht ndryshe nga vitet e kaluara, do të ketë pyetësorë elektronikë në laptopë dhe do të ketë komunikim me bazat e të dhënave nga ku të dhënat do të shkarkohen dhe azhurnohen automatikisht nga terreni.

Kujtojmë se propozim ligji kaloi në leximin e parë në Komisionin për Çështjet Evropiane, me vota 10 pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Propozim ligji për regjistrimin e popullsisë sot para deputetëve të Maqedonisë shkruan Telegrafi.