Komisioni për mbrojtje dhe siguri në Kuvend miratoi propozimin për vazhdimin e gjendjes së krizës edhe për gjashtë muaj, konkretisht deri më 30 qershor të 2021-shit.

Në komision kishte debat dhe kundërshtime rreth amendamentit me të cilin kërkohej vazhdimi i gjendjes së krizës deri më 31 mars por ai nuk u pranua.

Sipas autoriteteve, gjendja e krizës gjatë muajve të kaluar ka pasur rezultate. Kryesisht të gjithë deputetët mbështetën vazhdimin e gjendjes së krizës por një pjesë e tyre kërkuan më shumë sqarime se cilat resurse të cilat ua mundëson kjo gjendje, janë shfrytëzuar.

Pas komisionit, vendimi përfundimtar për vazhdimin e gjendjes së krizës duhet të merret në seancë plenare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Propozohet që gjendja e krizës në Maqedoni të vazhdohet deri më 30 qershor appeared first on Telegrafi.