Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) para një jave ka publikuar informacionin se do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni për 7.4% nga çmimi aktual. Sipas KRRE-së, çmimi do të rritet si pasojë e humbjeve të mëdha të furnizuesve MEPSO dhe ELEM nga gjendja aktuale me pandeminë COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Si rrjedhojë e kësaj, qytetarët në formë të organizuar kanë paralajmëruar protesta kundër këtij vendimi të KRRE-së, duke thirrur qytetarët për protesta në Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Dibër.

Protestat, sipas organizatorëve, duhet të fillojnë nga ora 18:00 dhe do të jenë në formë marshi para zyrave të KRRE-së dhe institucioneve lokale.

Organizatorët e protestave kanë bërë thirrje edhe për respektimin e masave për mbrojtje nga infektimi me COVID-19, mbajtja e maskave dhe distancës mes protestuesve. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Protesta në disa qytete të Maqedonisë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike shkruan Telegrafi.