Neto paga mesatare në qershor të këtij vitit arriti 26.867 që krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është rritje për 6,6 për qind. Bruto-paga megjithatë ka qenë 40.107 denarë që është rritje për 7,1 për qind.

Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, rritja e neto pagës mesatare është para se gjithash falë, rritjes së neto pagës mesatare në sektorët: Veprimtaria financiare dhe veprimtaria e sigurimit (18,7 për qind), Miniera dhe nxjerrjen e gurit (15,2 për qind) dhe Arsim (12,6 për qind).

Rritja e neto-pagës mesatare së paguar për të punësuar krahasuar me muajin paraprak është shënuar edhe në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe veprimtaria e sigurimit (14.1 për qind) , Miniera dhe nxjerrjen e gurit(6,3 për qind) dhe Veprimtaritë profesional, shkencore dhe teknike (4,3 për qind).

Rritja e bruto pagës mesatare në qershor të vitit 2020 është falë, para se gjithash rritjes së sektorëve të bruto-pagës mesatare: Veprimtarinë financiare dhe veprimtarinë e sigurimit (18,5 për qind) Miniera dhe nxjerrjen e gurit (15,9 për qind) dhe Arsim (13,6 për qind).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rritja e pagës mesatare mujore të paguar bruto krahasuar me muajin paraprak është shënuar në sektorët: Veprimtarinë financiare dhe veprimtaritë e sigurimit (14,1 për qind) , Miniera dhe nxjerrjen e gurit (6,5 për qind) dhe Industrinë e përpunimit (4,2 për qind).

Publikohet paga mesatare për muajin qershor në Maqedoni shkruan Telegrafi.