Në Maqedoni, puna nga shtëpia do të rregullohet me ligj, por vetëm në vitin 2021, njoftoi Jagoda Shahpaska, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, në konferencën e sotme për shtyp.

Kjo do të rregullohet nga ligji i ri i punës i cili pritet të miratohet vitin e ardhshëm, premtoi sot ministrja.

Zgjidhjes ligjore i nevojitet kohë, sepse do të miratohet pas një debati të gjerë, gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët. Ai do të përcaktojë qartë punën sezonale, organizimin sindikal dhe punën në distancë, e cila është shfaqur si një trend i ri me pandeminë Covid-19.

“Kam planifikuar tashmë seancën e parë të grupit të punës që punoi për ndryshimet në Ligj në mandatin e ministrave të mëparshëm të mërkurën dhe ne po fillojmë të punojmë për këtë ligj”, tha Shahpaska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Puna nga shtëpia do të rregullohet me ligj në Maqedoni appeared first on Telegrafi.