Qeveria e Holandës nuk sheh asnjë pengesë dhe ka dhënë dritë të gjelbër për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.

Siç njofton “Ora News”, përcjell Telegrafi Maqedoni, Qeveria e Holandës ka propozuar që negociatat me Shqipërinë, të zyrtarizohen në ndonjë kohë tjetër.

“Qeveria e Holandës e ka zyrtarizuar vendimin e saj kundër mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare në mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Holanda e ka konfirmuar nisjen zyrtare të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, por sipas tyre Shqipëria akoma nuk i ka përmbushur kushtet e kërkuara nga Këshilli i Evropës”.

Vendimi i Qeverisë së Holandës është dorëzuar në Kuvend, ku edhe do të sillet vendimi përfundimtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria e Holandës jep dritë të gjelbër për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.