Në mbledhje qeveritare që është caktuar sot në rend dite do të jenë protokollet e porpozuara për mësim sipas propozimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Ata propozojnë që mësimi të zhvillohet online, ndërsa prania fizike në mësim të vlejë vetëm për nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të tretë dhe për shkollat me numër më të vogël të nxënësve.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska deklaroi se propozim-protokollet dje janë shqyrtuar edhe me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror Sanitar të cilët bashkërisht me Inspektoratin arsimor do të kontrollojnë realizimin e mësimit dhe respektimin e protokolleve shëndetësore. Sipas inspektratit, është e pranueshme që në shkolla të jenë të pranishëm në një ndrim 50 nxënës.

MASH dhe Shtabi Koordinativ i Krizës javën e kaluar kanë kërkuar të dhëna nga çdo shkollë, posaçërisht nga shkollat në vendbanimet rurale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Naumovskës, dy e treta e shkollave janë shkola rurale me pak nxënës ku mund të ndiqet mësimi, ndërsa në Maqedonia ka rreth 450 shkolla fillore dhe rreth 100 shkolla të mesme./Telegrafi/

The post Qeveria e Maqedonisë do të vendosë për protokollet e mësimit appeared first on Telegrafi.