Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka emëruar ministrin e Financave, Fatmir Besimit për guvernator të Maqedonisë së Veriut në Bankën Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim.

“Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet vendimi për emërimin e guvernatorit të Republikës së Maqedonisë të Veriut në Bankën Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim nga 10 shtatori i vitit 2019”, njoftojnë nga shërbimi qeveritar për media.

Ndryshe, ministri Fatmir Besimi vjen nga radhët e BDI-së dhe më herët ka qenë ministër i Ekonomisë dhe i Mbrojtjes./Telegrafi/

Qeveria e Maqedonisë emëron Fatmir Besimit për guvernator të BERZH shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";