Në vazhdim të seancës së 12-të të rregullt të mbajtur sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi raportin e Agjencisë për Investime të Huaja, të plotësuar me mendimin e Komisionit vlerësues për përmbushjen e kushteve, për kërkesat e pranuara për lidhjen e marrëveshjes për dhënie mbështetjen financiare të investimeve të marra përmes Agjencisë për Investime të Huaja dhe Nxitjen e Eksportit, në përputhje me Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve.

Nga raporti i Agjencisë, i konfirmuar nga mendimi i Komisionit, mbi thirrjen për mbështetje financiare të investimeve, në përputhje me Planin e Zhvillimit Ekonomik dhe Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve për vitin 2020, 54 kompani aplikuan për kontrata të reja dhe 11 kompani për ndryshimin-plotësimin e kontratës, domethënë për anekset e marrëveshjeve të nënshkruara më parë.

Nga 54 kërkesa për mbështetje financiare të investimeve për kontrata të reja, aplikimet e 39 ndërmarrjeve janë aprovuar dhe nga 11 kërkesat e pranuara për anekse, 10 kërkesa janë aprovuar nga kompanitë për të mbështetur investimet e tyre në vitin aktual, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në Ligji për mbështetjen financiare të investimeve.

Shuma maksimale vjetore e mbështetjes financiare mbi këtë bazë është nga 10% në 20% të investimit të realizuar, por jo më shumë se 1.000.000 euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shuma totale e mbështetjes së investimeve të aprovuara për kompanitë në të dy paketat është 53.4 milion euro./Telegrafi/

Qeveria e Maqedonisë: Mbështetje financiare për 49 kompani, me vlerë prej 53.4 milion euro shkruan Telegrafi.