Me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Qeveria mbrëmë mbajti seancë në të cilën miratoi vendimin për të ndaluar të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore në Maqedoninë e Veriut, deri në fund të vitit 2020.

Me këtë vendim të Qeverisë, do të jetë i detyrueshëm kontrolli i të gjithë udhëtarëve që hyjnë në territorin e RMV-së nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore përmes vendkalimeve tokësore kufitare dhe në vendkalimet kufitare të aeroporteve në Shkup dhe Ohër.

Nga Qeveri thonë se të gjithë udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore detyrimisht do të dërgohen në vetizolim për 14 ditë, si dhe të plotësojnë formulare për hyrje në vend me të dhëna për vendin e akomodimit.

Qeveria e miratoi vendimin për ndalesë të fluturimeve nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";