Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka konfirmuar vendimin e Komunës së Tetovës për lejimin e organizimit të transportit publik.

Këtë përmes një postimi në Facebook, e bëri të ditur kryetarja e Tetovës Teuta Arifi. Ajo thotë se për hapjen e kufijve dhe punën e lokaleve në hapësira të mbyllura do të diskutohet në mbledhjen e nesërme të Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria sot solli vendim për lejimin e organizimit të transportit publik të udhëtarëve në komunën e Tetovës me komunat e pollogut, Tearcë, Bogovinë, Zhelinë, Vrapçisht, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë dhe Rostushë si dhe me Qytetin e Shkupit. Për hapjen e kufijëve dhe punën e lokaleve në hapësira të mbyllura do diskutohen nesër në mbledhjen e rregullt të qeverisë”, (sic) ka shkruar Arifi.

Lexo po ashtu:

Arifi: Hiqet ndalesa për transportin publik në Komunën e Tetovës
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, para një jave Komuna e Tetovës solli vendim që ta shfuqizojë ndalesën për transportin e organizuar, pas përhapjes së pandemisë, ndërsa ky vendim duhej të konfirmohej edhe nga Qeveria./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria miraton vendimin për lejimin e transportit të organizuar në Tetovë shkruan Telegrafi.