Liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Kryeministrat Edi Rama, Zoran Zaev dhe Presidenti Aleksandar Vuçiq, zhvilluan sot një takim përmes një konference online për të rinovuar iniciativën e bashkëpunimit rajonal të nisur vitin e kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Aktivitetet e iniciativës së bashkëpunimit rajonal u shtynë për shkak të pandemisë me COVID-19 dhe zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ndërsa të tre liderët ranë dakord se kriza theksoi nevojën për të intensifikuar më tej bashkëpunimin e ndërsjellë dhe integrimin ekonomik rajonal.

Gjatë takimit online, Presidenti Vuçiq dhe Kryeministrat Rama dhe Zaev theksuan se kjo iniciativë është plotësisht në përputhje me Procesin e Berlinit dhe se është një bazë e mirë për përgatitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sofje në nëntor në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili këtë vit bashkëkryesohet nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Liderët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord se është shumë e rëndësishme që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në iniciativën e bashkëpunimit rajonal dhe në këtë drejtim sot zyrtarisht ftuan Kosovën të bashkohet me nismën dhe si rezultat i kornizës së vendosur në samitin në Uashington në shtator të këtij viti midis presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti Vuçiq dhe kryeministrat Rama dhe Zaev gjithashtu ranë dakord për të formuar një grup pune të përhershëm të përfaqësuesve të të gjitha vendeve të iniciativës për të përshpejtuar zbatimin e aktiviteteve të rëna dakord brenda bashkëpunimit rajonal./Telegrafi/

 

Rama, Vuçiq dhe Zaev: Iniciativa për bashkëpunim rajonal është në përputhje të plotë me Procesin e Berlinit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";