Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.825 teste, ndërsa janë regjistruar 115 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas qyteteve: Shkup-32, Kumanovë-7, Dibër-8, Shtip-14, Prilep-2, Tetovë-10, Veles-2, Ohër-3, Gostivar-11, Gjevgjeli-3, Kriva Pallankë-3, Koçan-1, Probishtip-1, Berovë-8, Dellçevë-3, Sveti Nikollë-4 dhe Kërçovë-3.
Tre persona vdiqën, dy pacientë nga Shkupi në moshën 62 dhe 68 vjeç dhe një pacient nga Struga në moshën 68 vjeç, të gjithë në spital.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 13.308./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Regjistrohen 115 raste të reja me coronavirus në Maqedoni appeared first on Telegrafi.