LSDM pohon se tashmë i ka numrat për formim të shumicës parlamentare. I pyetur se a është ose jo koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa pjesë e kësaj shumice, sekretari gjeneral i Alternativës dhe deputeti i sapo zgjedhur, Skender Rexhepi Zejdi, i tha TV21 se bisedimet zyrtare për pjesëmarrje ose jo në qeveri ende nuk kanë filluar dhe se pritet që të nisin javën e ardhshme.

“Gjithsesi parimi i parë i koalicionit tonë ishte të presim realizimin e premtimit apo thënë ndryshe mashtrimit parazgjedhor të BDI-së lidhur me kryeministrin shqiptar. Por, pas deklaratës së kryetarit të LSDM-së, me ç’rast ai këtë temë e largoi nga tavolina e bisedimeve, ne konsiderojmë që BDI-ja përfundimisht e ka humbur legjitimitetin e bisedimeve për qeveri. Kështu që, pas dhënies së mandatit nga Presidenti i shtetit për kryetarin e LSDM-së, koalicioni ASH-AAA edhe zyrtarisht do të zhvilloj bisedime për qeverisje dhe duke pasur parasysh gatishmërinë e mandatarit në përmbushjen e platformës programore edhe të koalicionit tonë, konsiderojmë që jemi në rrugë të mbarë drejt marrëveshjes” tha Rexhepi

The post Rexhepi: Koalicioni ASH-AAA në rrugë të mbarë drejt marrëveshjes me LSDM-në appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";