Rishikimi i buxhetit për vitin 2020, që paraqet rishikimin e dytë për këtë vit, për shkak të krizës me pandeminë, që nga dita e djeshme tashmë është në seancë-plenare.

Debati për propozim- rishikimin shtesë të buxhetit mund të zgjasë maksimum 5 ditë.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi dje shpjegoi deputetëve rebalancin si të nevojshëm për financimin e pakos së katërt të masave ekonomike.

Për opozitën, ky rebalanc është joproduktiv, nuk do t’i japë rezultatet e dëshiruara, por vetëm do të rrisë më tej borxhin e shtetit, i cili edhe tani tejkalon pragun e 60 % të borxhit publik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Rishikimi i buxhetit të Maqedonisë, në seancë plenare appeared first on Telegrafi.