Qytetarët do të vendosin kush do jetë kryeministri i ardhshëm. Kështu u përgjigjën nga LSDM-ja për idenë e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti i cili vlerëson se kryeministri i ardhshëm duhet të jetë shqiptarë.

Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska, sot tha se çështja e kryeministrit nuk zgjidhet nëpër konferenca për shtyp.

“Kur hyjmë në spital ose te mjeku, pyesim cili është mjeku i mirë, e jo kush është maqedonas ose shqiptarë. Kur hyjmë në helikopterët e armatës sonë, pyesim kush është piloti dhe a është i mirë, dhe nuk pyesim nëse është maqedonas, shqiptarë, turk ose serb. Kështu veprojnë qytetarët edhe për çështjen thelbësore, kush si do i zgjidhë problemet dhe si do menaxhojë me shtetin. Prandaj, çështja e kryeministrit të ardhshëm është çështje që zgjidhet në zgjedhje nga ana e qytetarëve, e jo në konferenca për shtyp dhe jo nga partitë politike”, tha Radmilla Sheqerinska.

Sheqerinska: Kryeministri zgjedhet nga qytetarët, jo në konferenca për shtyp shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";