Instituti për Shëndet Publik në Maqedoninë e Veriut pas një kohe të gjatë ka regjistruar numër të lartë të pacientëve të shëruar nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit coronavirusin e kanë mposhtur gjithsej 172 pacientë, prej të cilëve më shumë janë nga Shkupi (72), Kumanova-53, Shtip-20, Prilep-4, Tetovë-10, Veles-1, Gostivar-5, Probishtip-2, Resnjë-4, Negotinë-1, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga COVID-19 arrin në 3199.

Nga ana tjetër janë regjistruar edhe pesë viktima, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve tragjike është 346.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 7124 persona, ndërsa për momentin (6 korrik) raste aktive janë 3579./Telegrafi/

Shërohen 172 pacientë nga coronavirusi në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.