Komisioni për Sëmundje Infektive sot duhet të zhvillojë mbledhje për të shqyrtuar hapat e ardhshëm në lidhje me kufizimet.

Edhe sot do të jenë në karantinë qytetarët e të gjitha komunave në qytetin e Shkupit, komunat përreth Shkupit, Haraçinë, Zhelenikovë, Ilinden, Petrovec dhe Studeniçan, në komunat Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinci, Tetovë, si dhe Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunoc. Ndalimi i kufizimit të lëvizjes përfundon nesër në orën 05:00 të mëngjesit.

Sipas vendimit të Qeverisë në të gjitha qytetet e tjera sot lëvizja e të gjithë qytetarëve është e ndaluar pas orës policore, e cila fillon në orën 16:00 dhe zgjat deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

Poashtu ndalohet vizitimi i varrezave në të gjithë territorin e vendit deri nesër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përjashtime nga ndalimet e lëvizjes zbatohen për policinë, ushtrinë, punonjësit e shëndetësor (në ISH dhe ISHP, si dhe mjekët e familjes) dhe në markete dhe restorante që ofrojnë produkte, ndërsa farmacitë funksionojnë pa probleme./Telegrafi/

Shkupi, Tetova, Kumanova, Shtipi edhe sot janë në karantinë shkruan Telegrafi.