Qeveria e Bullgarisë ka vendosur që pjesërisht t’i lehtësojë masat për hyrje në shtetin e tyre nga pesë vende, në mesin e të cilave edhe Maqedonia e Veriut.

Me këtë vendim, shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të hyjnë në Bullgari me test negativ për COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç shtetasit e Maqedonisë së Veriut, me test negativ për coronavirus jo më të vjetër se 72 orë, në Bullgari do të mund të hyjnë edhe shtetasit e Serbisë, Molldavisë, Izraelit dhe Kuvajtit.

Sipas qeverisë bullgare, ky vendim është marrë në lidhje me kërkesat e sektorit të turizmit atje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për dallim nga Bullgaria, Greqia e ka vazhduar ndalesën për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut deri më 31 korrik./Telegrafi/

Shtetasit e Maqedonisë do të mund të hyjnë në Bullgari me test negativ për COVID-19 shkruan Telegrafi.