Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1665 testime për coronavirus, ndërsa 115 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-34, Kumanovë-10, Shtip-14, Prilep-15, Tetovë-3, Strugë-13, Manastir-4, Ohër-4, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Krushevë-1, Koçan-1, Probishtip -2, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-2, Vinicë-3, Delçevë-1, Shën Nikollë-2.

Në 24 orët e kaluara është regjistruar vetëm një viktimë nga COVID-19 (76-vjeçar nga Gostivari).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 368 pacientë të shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 14.455, prej të cilëve 11.525 janë shëruar, ndërsa 604 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.326./Telegrafi/

The post Sot 115 raste të reja dhe 368 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.