Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.510 testime për coronavirus, ndërsa 627 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-250, Kumanovë-36, Dibër-8, Shtip-12, Prilep-35, Tetovë-21, Strugë-6, Veles-25, Manastir-25, Ohër-21, Kavadar-31, Gostivar-24, Gjevgjeli-12, Strumicë- 23, Kriva Pallanka-8, Radovish-4, Koçani-20, Probishtip-7, Demir Hisar-2, Pehçevë-1, Berovë-13, Vallandovë-6, Dellçevë-5, Kratovë-1, Sveti Nikolle-6, Kërçovë-7, Resnjë-4, Negotinë-14.

Nga MSH thonë se brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë edhe 14 persona, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 644 pacientë të shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 79.815, prej të cilëve 56.743 janë shëruar, ndërsa 2.354 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 20.718./Telegrafi/

The post Sot 14 viktima dhe 627 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.