Sot në ora 12:00, pritet që gjykatësi i Gjykatës Themelore Penale, Dushan Josifov të shqiptojë vendimin për lëndën “Shuplakat në Qendër”.

Dje në fjalët përmbyllëse, mbrojtja tha se asnjë dëshmi nuk ishte prezantuar kundër ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, dhe se ai nuk ndjehet fajtor.

Gjykimi për rastin “Shuplaka në Qendër” filloi katër vjet më parë. Dy të pandehur e pranuan fajin, njërit iu dha një dënim me kusht. Kundër Daniela Rangelova dhe dy të tjerëve, aktakuza është tërhequr ndërsa Nikolla Gruevski është në arrati.

Dënimi i paraparë me burg për të akuzuarit është nga pesë muaj deri në pesë vjet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sot shpallet aktgjykimi për të akuzuarit në rastin “Shuplakat në Qendër” appeared first on Telegrafi.