Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të Kuvendit më 27 prill 2017, ndërsa si dëshmitar është ftuar kryeministri Zoran Zaev.

Në seancat e mëparshme për ndërhyrjen dhe dhunën në Kuvend kanë dëshmuar ish-deputetë dhe ato aktual.

Rasti gjendet në procedurë të dëshmisë dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është Villma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sot vazhdon gjykimi për organizatorët e “27 prillit”, do të dëshmojë Zaevi appeared first on Telegrafi.