Gjatë vizitës në stacionin policor në ‘Gjorçe Petrov’, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski foli edhe për incidentet e ‘Komitëve’ që ndodhën këto javë.

“MPB reagoi shpejt me zbardhjen e rasteve, tani është radha e prokurorisë. Janë identifikuar pjesëmarrësit për këtë ngjarje. Ngritëm kallëzime penale, që do të thotë se jemi të vendosur se nuk do ta tolerojmë gjuhën e urrejtjes”, tha Spasvoski.

Nga policia bënë të ditur se në polici janë marrë në pyetje 16 persona dhe se do ta zgjidhin rastin e njëjtë për incidentin më 13 shtator.

Ndryshe, gjuha e urrejtjes së tifozëve maqedonas në Shkup nuk është diçka e re, ata vazhdimisht kanë bërë thirrje raciste ndaj shqiptarëve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Spasovski: MPB reagoi në mënyrë të shpejtë ndaj incidenteve me tifozët appeared first on Telegrafi.