Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot ka marrë pjesë në mënyrë virtuale në sesionin e 71-të të Komitetit Ekzekutiv të UNHCR-së.

Ai tha se MPB në kushte të pandemisë ka filluar të zbatojë intervista online me kërkuesit për azil, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në kushte të pandemisë globale COVID-19, ministria e jonë ka filluar të bëjë intervista online me kërkuesit për azil, kështu që ishim në mesin të parëve në rajon, me respektimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe autoriteteve shëndetësore, me çka është siguruar respektim i afateve ligjore dhe para se gjithash është ruajtur shëndeti i qytetarëve”, tha Spasovski.

Ai gjithashtu tha se në mënyrë efikase është menaxhuar situata me emigrantët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Spasovski tha se ka koordinim dhe bashkëpunim në mes aktorëve të ndryshëm, për menaxhim me sfidat aktuale globale./Telegrafi/

Spasovski: Për shkak të pandemisë, intervistat me kërkuesit për azil bëhen online shkruan Telegrafi.