Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot tha se nëpër gjithë shtetin ka gjoba për ata që mendojnë të përfitojnë dhe të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Ai theksoi se shumica e qytetarëve po i respektojnë masat.

“Janë 90 për qind e qytetarëve në shtet që i respektojnë masat. 10% ka gjithmonë nga ata që mendojnë se janë më të dijshëm dhe vetëm ata çfarë bëjnë duhet të bëhet. Për ata ka gjoba. Për çdo ditë jo vetëm që i shpërndajmë festat familjare, por edhe parashtrojmë kallëzime penale dhe për ata do të ketë përgjegjësi, nuk do të ketë tolerancë”, tha Spasovski.

Sipas tij, pronarët e restoranteve duhet të kuptojnë se shëndeti i qytetarëve janë më të rëndësishme se sa fesat dhe nëse nuk e kuptojnë do të ketë dënime./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Spasovski: Rreth 90 për qind e qytetarëve i respektojnë masat për mbrojte shkruan Telegrafi.