Drejtoresha e klinikës, Milena Stevanoviq thotë se kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, është pranuar në klinikë me temperaturë, dhe se edhe pse ka rezultuar negativ në testimin për coronvirus ai po merr terapi për COVID-19.

“U pranua me temperaturë. Ai ka pasqyrë klasike të Covid-19, por testi i tij rezultoi negativ. Ne po e shërojmë, përkatësisht i japim terapi për COvid”, thotë Stevanoviq.

Ajo shton se sot i është bërë testim i ri.

“Ne kemi pacientë me nga 3-4 testime negativ me simptoma të coronavirusit që po i shërojmë, dhe në testi i fundit ka rezultuar negativ. Do ta ndjekim situatën dhe gjendjen shëndetësore të pacientit”, sqaron Stevanoviq.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, Bujar Osmani gjatë ditës së djeshme publikoi fotografi me Talat Xhaferin dhe Nexhati Jakupin./Telegrafi/

The post Stevanoviq: Talat Xhaferi rezultoi negativ, por ka simptoma të coronavirusit appeared first on Telegrafi.