Sistemi bankar është në gjendje të shkëlqyeshme. Ditët e fundit, nuk ka pasur tërheqje të pazakontë të depozitave nga qytetarët që mund t’i atribuohen ngjarjeve që lidhen me bankës “Eurostandard”.

Këtë e theksoi kryetarja e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë, Maja Stevkova Sterieva në një intervistë për AIM-në.

“Disa nga bankat kishin disa turmë në sportele, por informacionet nga ato banka tregojnë se ato ka të bëjë me aktivitete të rregullta për pagimin e pagave dhe shërbimeve të ngjashme bankare që janë tipike për këtë periudhë të muajit. Revokimi i licencës së funksionimit të bankës “Eurostandard” nuk do të ketë ndikim negativ në funksionimin e bankave të tjera. Ne ritheksojmë që bankat dhe shtëpitë e kursimit janë dhe mbeten të sigurta dhe u themi qytetarëve të Maqedonisë se ata mund të jenë të qetë dhe se, siç theksoi guvernatorja, është një rast i izoluar”, tha ajo.

Ajo thekson se anëtarët e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë në bashkëpunim me institucionet ndërmarrin të gjitha aktivitetet e nevojshme për të përmbushur klientët të cilët ishin përdorues të shërbimeve bankare të bankës “Eurostandard”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Stevkova Sterieva: Sektori bankar në Maqedoni është stabil shkruan Telegrafi.