Në shumë nga plazhet në bregun e Ohrit dhe Strugës në mes të sezonit ende nuk ka roje shpëtimi. Shumica e tyre as nuk janë shënuar si duhet, edhe pse sidomos gjatë fundjavave ka shumë vizitorë.

Sipas Kryqit të Kuq, nga gjithsej 35 plazhe në Ohër, vetëm 12 e respektuan këtë detyrim ligjor, ndërsa në Strugë, nga gjithsej 15 plazhe, vetëm në katër ka roje shpëtimi. Edhe pse shumica e plazheve janë pa koncesionerë për shkak të kontratave të skaduara, gjithandej ka shazllone dhe pajisje të tjera. Disa i vendosin koncesionerët aktualë që e kanë apeluar dekretin e qeverisë për kthimin e plazheve, ndërsa të tjerët si duket punojnë në mënyrë të paligjshme.

“Tashmë filluan edhe ndërhyrjet e para. Kemi pasur një rast të mbytjes. Javën e kaluar kemi pasur një numër të shtuar të ndërhyrjeve të ndihmës së parë, veçanërisht gjatë fundjavave- deklaroi Sasho Toçov- Kryqi i Kuq i Ohrit.

Për gjendjen e këtillë Kryqi i Kuq tashmë ka njoftuar kapetaninë, Ministrinë e Transportit dhe dy komunat. Ata do t’i publikojnë emrat e plazheve që nuk janë të sigurta për not. Dhe përveç mungesës së shërbimeve të shpëtimit, në plazhe përgjithësisht ende nuk zbatohen protokollet kundër koronavirusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pronarët duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi shazlloneve dhe gjithë objektit për dezinfektimin e të gjitha pajisjeve ndihmëse.”

“Edhe nëse dikush nuk mban maskë, nuk është aq e tmerrshme, sepse kontakti është i pamundur me dikë tjetër të infektuar. Ne mbajmë maska, i mbajnë të gjithë. Turizmi duhet të harrohet. Ky nuk është turizëm. Ky është turizëm i detyruar”.

Edhe shpëtuesit i paralajmërojnë vizitorët që të respektojnë protokollet shëndetësore. Në plazhe, nuk respektohet as masa e mbajtjes së distancës në ujë, ndërsa në varkë me pedale në të njëjtën kohë hipin më shumë njerëz, shumë shpesh të mitur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Strugë-Ohër, mungesë e rojeve të shpëtimit shkruan Telegrafi.