Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot deklaroi se ende është herët të merret vendim për hapjen e aeroporteve.

“Për këtë temë po diskutohet, por ende është herët të merret vendim”, tha Sugareski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sugareski tha se koncesioneri i aeroporteve në Shkup dhe Ohër ‘TAV’ kanë bërë të ditur se nga momenti i hapjes së aeroporteve atyre do t’u duhen shtatë ditë.

Ndryshe, Qeveria si masë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, nga 15 marsi ka mbyllur aeroportin e Ohrit ndërsa nga 18 marsi aeroportin e Shkupit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sugareski: Hapja e aeroporteve ende po diskutohet shkruan Telegrafi.