Tetova mban rekordin botëror për ndotjen e ajrit. Baza globale e të dhënave “Numbeo” ka renditur Tetovën në vendin e parë në botë, si qytet ku banorët thithin ajrin më të ndotur.

Indeksi i ndotjes në Tetovë është 96.47, afër ndotjes së ajrit në kryeqytetet e Nepalit, Katmandu dhe Kabulit në Afganistan.

Komuna e Tetovës pretendon se bëjnë më të mirën për ajër më të pastër. Pohojnë se kanë intensifikuar inspektimet, veçanërisht në uzinat e industrisë së drurit, auto- mekanikët dhe stacionet e kontrollit teknik.

Ndërkohë, sot kryetari i Shkupit, i cili është njëkohësisht kryetar i Shoqatës së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, njoftoi marrëveshjen ndër-komunale për inspektime të përbashkëta në kryeqytet. Por nënshkrimi u shty për javën e ardhshme. Inspektorët në komunat e Shkupit duhej të lokalizonin ndërtesat e paligjshme dhe ndotësit që nga tetori, por në fund mbeti që inspektorët të operojnë vetëm në degën e ekologjisë./Alat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tetova, qyteti me ajrin më të ndotur në botë shkruan Telegrafi.