Nga SPB-Tetovë informojnë se dje në Tetovë u janë dhënë 174 personave vendime për izolim.

“Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në periudhën (15.11./16.11.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 120 personave (TE-70 dhe GV-50) u janë lëshuar urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me nga Dekreti përkatës i qeverisë.

Gjatë kësaj periudhe, në rajonin Tetovë- Gostivar, janë përgatitur vendime të reja për izolim për 174 persona (TE) dhe 36 persona (GV) nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kryer kontrolle ndaj 1900 personave (TE- 1290 dhe GV-610) me vendime të tilla dhe është kontatuar se një person në Gostivar nuk e ka respektuar vendimin”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

The post Tetovë, 174 persona në izolim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";