Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, sot e ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Shkup, Christian Thimonier.

Siç njoftojnë nga PDSH, në takim u bisedua për hapat e mëtutjeshme të formimit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të vazhdimit sa më të shpejtë të reformave në rrugën e vendit drejt BE-së, si dhe për situatën politike, ekonomike dhe financiare në vend dhe në rajon.

Nga PDSH thonë se theks i veçantë në takim iu kushtua edhe situatës shëndetësore në vend, me pandeminë COVID-19.

“Kryetari Thaçi, siguroi ambasadorin Thimonier, se PDSH ngelet e përkushtuar në synimet e saj dhe në përkushtimin për një shtet të së drejtës, si dhe në vazhdimin e rrugës drejt integrimeve evropiane”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Thaçi në takim me ambasadorin francez, diskutojnë për qeverinë e re dhe situatën me pandeminë shkruan Telegrafi.