Ka përfunduar tragjikisht drama e familjes Zendeli me origjinë nga Struga në Detroit të SHBA-së e cila prej më 7 Prill nuk kishte asnjë shenjë jete nga djali i tyre, Arsim Zendeli. Sipas shtypit lokal të Detroit trupi i pa jetë i të riut me origjinë nga Struga është gjetur në shtratin e një lumi në afërsi të ishullit Celeron transmeton Strugalajm.

Policia e qytezës Grosse Ile ka konfirmuar se ka gjetur trupin e Arsim Zendelit.

Ekspertiza mjekësore konfirmoi identitetin e djaloshit Arsim Zendeli theksojnë mediumet amerikane.

Sipas shtypit lokal thuhet se Arsim Zendeli 23 vjeç nga qyteti Grosse Ile – Detroit me origjinë nga një familje prej Struge , ka humbur para më shumë se një muaji.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";