Burim Haziri nga Gostivari, i cili kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri të zezë, ka kaluar me sukses operacionin.

Informacionin e bëjnë të ditur të afërm e tij. Ndërhyrja është kryer në Turqi, për çka Hazirit i duheshin 11.500 euro, para të cilat ishin tubuar në kohë.

“Pos mjeteve financiare prej 11.500 euro për operacionin, Burim Hazirit i janë tubuar edhe para të tjera. Shuma totale e mjeteve të gumbulluara do të bëhet e ditur brenda ditësh, sapo të kemi të dhëna të konfirmuara nga banka. Falenderojë çdo kotribues që mundësoi operimin e Burim Hazirit, ndërsa paratë shtesë të tubuara do t’i dhurohen familjes, pasi Burimi do të duhet të ndjek terapi pas kthimit nga Turqia”, thonë të afërmit e Hazirit./TV GLOBI/

Tubohen mjetet financiare për operimin e Burim Hazirit, operacioni i realizuar në Turqi ka kaluar me sukses shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";