Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (28.12.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 119 gjoba dhe atë: 6 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për mos vënien e rripit të sigurisë, 5 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 6 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 3 gjoba për kalim në ngjyrë të kuqe të semaforit.

Ndërkohë që numri më i madh i gjobave të shqiptuara gjatë ditës së djeshme është për parkim të parregullt, gjithsejtë 59.

Kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftojnë nga MPB-ja, nga ku njëherit apelojnë që vozitësit të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Vazhdojnë kontrollet e shtuara, gjobiten 119 shoferë në Shkup shkruan Telegrafi.