Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni vazhdon të rritet. Në 24 orët e fundit, që dje njoftoi Ministria e Shëndetësisë u regjistruan 445 raste të reja, nga 2.441 testime.

Ky është numri më i lartë i rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri më i lartë i rasteve aktive është në Shkup, ndërsa më pas në Strumicë (281), në Tetovë (226) dhe Kumanovë (168).

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni është 21.636, prej të cilëve 16.591 janë shëruar, ndërsa 809 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 4.236.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupmosha më e prekur, sipas statistikave të fundit, janë 30 deri 39 vjeç./Telegrafi/

Vazhdon rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.