Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Llazllo Ishtvan.

Sipas njoftimit të shërbimit kuvendar për shtyp, në takim, Kyretari Xhaferi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë e pranon nga Republika e Hungarisë për integrimet tona euroatlantike dhe evropiane. Në vazhdim e njoftoi ambasadorin me aktivitetet e ardhshme të punës së Kuvendit, siç është shqyrtimi i më shumë ndryshimeve ligjore të imponuara nga pandemia me Kovid-19, mandej aktivitetet në lidhje me agjendën evropiane dhe hapjen e kapitujve të parë kah fundi i këtij viti. Krahas kësaj, e njoftoi edhe për rrumbullakimin e funksionalitetit të Kuvendit me formimin e delegacioneve të bashkëpunimit multilateral dhe grupeve të bashkëpunimit bilateral.

Ambasadori Ishtvan ia uroi rizgjedhjen Kryetarit Xhaferi dhe e përshëndeti formimin e Qeverisë dhe funksionalitetin e Kuvendit. Ai konfirmoi se Hungaria do të vazhdojë me mbështetjen financiare dhe ekonomike të vendit, duke marrë parasysh se ka përparim në këtë sferë. Edhe pse Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Hungaria nuk janë vende fqinje, përsëri Hungaria është radhitur si partneri i njëmbëdhjetë tregtar i vendit. Ai theksoi se Hungaria do të vazhdojë me mbështetjen që e jep në planin e menaxhimit të migrantëve në kufirin jugor ku policë hungarezë patrullojnë bashkë me forcat tona policore dhe i menaxhojnë me sukses sfidat e sigurimit. Në këtë mënyrë, Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe pse nuk është vend-anëtar, e mbron kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian, a njëherazi kontribuon edhe ndaj sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe evropian.

Në fund të takimit, ambasadori Ishtvan nënvizoi se, Hungaria angazhohet tërësisht për zgjerimin e Unionit dhe jep mbështetje të madhe për fillimin e procesit të negocimit të vendit me Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Xhaferi – Lazlo: Hungaria vazhdon të mbështesë Maqedoninë e Veriut drejt BE-së shkruan Telegrafi.