Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për marrëdhëniet bilaterale të mira dhe konstruktive ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, si edhe për bashkëpunimin e frytshëm ndërparlamentar.

Ai e vlerësoi si veçanërisht të rëndësishëm bashkëpunimin në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, duke drejtuar urime për rrumbullakimin e suksesshëm të kryesimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës me këtë forum të rëndësishëm të dialogut politik dhe diplomatik.

Ai u zotua për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërlidhjen infrastrukturore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, duke theksuar se hapja e kalimeve të reja kufitare do i lehtësojë në masë të madhe biznes iniciativat dhe komunikimin ndërmjet qytetarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambasadori Dedaj drejtoi urime për zbatimin demokratik të zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjen e sërishme të Xhaferit për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke vlerësuar se vendi lëviz në drejtimin e duhur, ai shprehu kënaqësi për bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e përshëndeti përparimin historik me anëtarësimin në NATO dhe rezultatet inkurajuese për fillimin e negociatave me BE-në. Ambasadori foli për gjendjen në Kosovë dhe Marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë të nënshkruar në Uashington, të cilën e vlerësoi si historike.

Në takim u bë fjalë edhe për sfidat shëndetësore, ekonomike dhe sociale nga pandemia e Kovid-19, me ç’rast u vlerësua se është i domosdoshëm aktiviteti i përbashkët dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit për tejkalimin e pasojave nga pandemia, si edhe gjetja e mënyrës për lehtësimin dhe liberalizimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve ndërmjet shteteve.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se qëllimet e përbashkëta strategjike dhe përcaktimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës japin garanci se do të vazhdojë praktika e kultivimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe u zotuan për avancimin e mëtutjeshëm të komunikimit bilateral.

Në fund të takimit, Kryetari Xhaferi i uroi mandat të suksesshëm Konsullit të ri të përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Strugë, Agim Krasniqi, i cili po ashtu ishte i pranishëm në takim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Xhaferi në takim me ambasadorin e Kosovës, diskutojnë për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve shkruan Telegrafi.