Në një prononcim për emisionin “360 gradë”, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se ai i kishte shpallur zgjedhjet më 12 prill, bazuar në konsensusin e arritur nga partitë për zgjedhjet në atë datë dhe shpërbërjen e Kuvendit më 16 shkurt.
Tani ai është duke pritur që palët të arrijnë konsensus për datën e zgjedhjeve, pas së cilës, siç thotë ai, do të përmbushë detyrimin e tij ligjor.
“Dihet sipas Kushtetutës se kush shpall zgjedhje. Si kryetar i Kuvendit, unë njoftova zgjedhjet e 12 prillit kur u njoftova se kishte një konsensus. Le të arrihet një konsensus dhe unë do të përmbush detyrimin tim kushtetues”, tha Xhaferi./Telegrafi/
The post Xhaferi: Së pari konsensus, pastaj do të shpall zgjedhjet appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";