Kryeministri Zoran Zaev shpreson se një nga punimet më të mëdha infrastrukturore në Tetovë e që janë punimet në bulevardin “Bllagoja Toska” do të përfundojë gjatë vitit 2021.

Ai në Tetovë ishte në hapjen e hapësirave të reja të Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

“Më në fund përfundoi procedura administrative me 29.500.000 denarë të dhëna nga Qeveria që të paguhet eksproprijimi. E dyta është 45/46 milionë denarë për realizimi e rrugës nga paratë e TAV. Për të gjithë paratë komunat duhet të dorëzojë raport në Qeveri për mjetet që duhet të arsyetohen. Në vitin 2021 besoj se bulevadri do të ndërtohet”, tha Zaev.

Nga mjetet e kargo aeroportit të TAV në Shtip e që u çuan në 75 komuna, për Tetovën krahas bulevardit u ndanë mjete për rikonstruktimin e gjimnazit dhe disa projekte më të vogla./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Zaev: Bulevardi “Bllagoja Toska” bëhet me para të Qeverisë, Komuna e Tetovës duhet të dorëzojë raport appeared first on Telegrafi.