Në duelin e sotëm televiziv në “TV24”, kryetarët i LSDM-së Zoran Zaev dhe OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski ranë dakord që qeveria teknike për organizimin e zgjedhjeve duhet të shfuqizohet nga ligji pas zgjedhjeve të ardhshme.

Zaev tha se ai ishte që qeveria e ashtuquajtur “Përzhinos” të shfuqizohej më herët, ndërsa Mickoski iu përgjigj se për këto zgjedhje ai këmbënguli që kjo të zbatohet, sepse nuk i besonte LSDM-së për të organizuar zgjedhje të ndershme.

Të dy ranë dakord që pas këtyre zgjedhjeve, kushdo që është në opozitë, do të mbështet shfuqizimin e qeverisë teknike./Telegrafi/

Zaev dhe Mickoski dakordohen për shfuqizimin e marrëveshjes së “Përzhinos” shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";