Në kushtet e pandemisë globale të coronavirusit, ne do të zhvillojmë një fushatë të sigurt dhe votim 100 përqind të sigurt më 15 korrik, njoftoi sot kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

Ai njofton se fushata e tyre do të jetë pa mitingje dhe tubime të mëdha, ndërsa të gjitha ngjarjet potencialisht të rrezikshme do të zëvendësohen me mënyra të reja alternative të fushatës.

Ai i bëri thirrje opozitës OBRM-PDUKM që të ndalojë, siç deklaroi ai, me aktivitetet e rrezikshme parazgjedhore, duke organizuar takime në të cilat nuk respektohen masat dhe rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare që të pranojnë protokollet për mbrojtjen e shëndetit, ndërsa OBRM-PDUKM urgjentisht të ndalojnë aktivitetet e rrezikshme parazgjedhore, duke organizuar takime që nuk respektojnë masat dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ruajeni shëndetin tuaj dhe më 15 korrik ne do të fitojmë dhe ta tejkalojmë këtë krizë së bashku, të bashkuar”, tha Zaev./Telegrafi/

Zaev: Do të zhvillojmë fushatë dhe votim 100 përqind të sigurt shkruan Telegrafi.