Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp, tha se ekziston mundësi e madhe të mos arrihet marrëveshje me Bullgarinë, por shtoi se ai mbetet optimist.

“Me optimizëm dërgojmë mesazh se bëjmë gjithçka që të arrijmë zgjidhje. Unë jam i njëjti që më 11 tetor, e njoftova popullin tonë se mund të mos kemi zgjidhje, gjegjësisht të mos mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian”, tha Zaev.

Ai theksoi se do të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje, që do të jetë e pranueshme për të dy palët.

I pyetur pse nuk diskutohet në Kuvend për çështjen me Bullgarinë, Zaev tha se pasi diskutimet janë në fazën finale kjo situatë mund të përdoret për pikë politike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri dje deklaroi se pret që deri ditën e martë të javës së ardhshme të arrihet marrëveshje me Bullgarinë./Telegrafi/

The post Zaev: Ekziston mundësi e madhe të mos arrijmë marrëveshje me Bullgarinë, por mbetemi optimist appeared first on Telegrafi.