Nga LSDM njoftojnë se lideri i kësaj partie Zoran Zaev është në konsulta të vazhdueshme me drejtuesit e partive politike që kanë deputetë në Kuvend.

“Siç njoftoi dje Zaev, nga sot bisedimet janë duke u zhvilluar, bazuar në parimet, me kryetarët e partive politike, grupet e punës, anëtarët e kryesisë së partisë, për një mandat të ri katër vjeçar të një shumice të qëndrueshme në Kuvend dhe formimin e një Qeverie të angazhuar, e cila do të ecë me shpejtësi në rrugën evropiane dhe në rrugën e ekonomisë dhe drejtësisë”, thonë nga LSDM.

Zaev, siç theksojnë nga partia, tashmë është takuar me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçin, kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin, kryetarin e ASH-së Ziadin Sela dhe kryetarin e Alternativës Afrim Gashin.

Nga atje nuk dhanë detaje në lidhje me rezultatin e takimeve të liderëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Janë duke u zhvilluar konsultime të formateve të ndryshme, nëse ka ndonjë përparim në bisedime do të informojmë publikun”, shtojnë nga LSDM./Telegrafi/

Zaev është takuar me Ahmetin, Thaçin, Selën dhe Gashin shkruan Telegrafi.