Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka folur sërish në lidhje me çështjen e hapur me Bullgarinë, rreth Goce Dellçevit.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se cili është qëndrimi i tij në lidhje me atë nëse Goce Dellçev, është bullgar apo maqedonas, Zaev tha se Dellçev është revolucionar maqedonas, megjithatë tha se është fakt që edhe bullgarët e konsiderojë Dellçevin si revolucionarin e tyre.

“Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, por gjithashtu është fakt se edhe bullgarët e konsiderojnë si revolucionar bullgar të tyrin. Fakt është se ne e kemi Dellçevën, qytet që mban emrin e tij, por edhe në Bullgari ka qytet që mban emrin e Goce Dellçevit. Kemi përmendore gjithandej të tij nëpër vendin tonë edhe në Bullgari. Së bashku me kryeministrin bullgar Borisov u përkulëm në Sofia para përmendores së Goce Dellçev, por edhe tek varri i tij në Shkup. Realiteti dhe faktet janë të tilla”, shtoi Zaev./Telegrafi/

The post Zaev: Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, do të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";