Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i shoqëruar nga zv.kryeministri Nikolla Dimitrov dhe ministri Bujar Osmani, sot ka realizuar takim virtual me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Në këtë takim, Zaev falënderoi Borrelin për kontributin e tij për Maqedoninë e Veriut, me çka e përmendi Këshillin e BE-së në mars për të nisur negociatat për anëtarësimin e Shkupit në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev tha se pret që kjo mbështetje të formalizohet edhe me miratimin e kornizës për negociata në fillimin e muajit të ardhshëm, si dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.

“Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së do të dërgojë mesazh pozitiv edhe për rajonin dhe do ta konfirmojë perspektivën e Ballkanit Perëndimor, si interes gjeostrategjik i Bashkimit Evropian”, tha Zaev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore, duke zbatuar vazhdimisht Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë./Telegrafi/

 

The post Zaev: Mbajtja e konferencës ndërqeveritare me BE-në, do të jetë sinjal pozitiv edhe për rajonin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";