Kryeministri Zoran Zaev ka mohuar se ka biseduar për koalicion të zgjeruar para dhe gjatë ditës së pushtimit të Kuvendit më 27 prill 2017.

“Një koalicion i gjerë nuk u diskutua me mua para “27 prillit” dhe më “27 prill”. Ndoshta ata kanë biseduar me dikë tjetër”, tha kryeministri Zoran Zaev për “Fokus” pas dëshmisë së ish-ministrit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Todorov për ngjarjet e “27 prillit” në të cilën ai tha se në atë kohë ishte një plan për një koalicion të zgjeruar.

“Po e them këtë për herë të parë. Ne patëm bisedime për një koalicion të gjerë dhe kjo ishte arsyeja pse unë isha shumë nervoz dhe i shqetësuar atë ditë. Ne ishim në rrugën e duhur për atë koalicion të gjerë, i cili supozohej ta vinte vendin në rrugën e anëtarësimit në BE dhe NATO”, dëshmoi Nikola Todorov./Telegrafi/

The post Zaev: Me mua askush nuk ka biseduar për koalicion të zgjeruar më “27 prill” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";