Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka përfunduar pushimet. Nga partia njoftojnë se gjatë ditës së nesërme lideri i tyre do të intensifikojë angazhimin për formimin e shumicës parlamentare që do të votonte për qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga Zaev.

“Kryetari Zaev është në pushime në Strumicë dhe në disa lokacione tjera. Pushimin po e kalon me fëmijët, gruan dhe familjen, në organizim privat. Sot kthehet në Shkup, ndërsa prej nesër do të nis bisedimet për formimin e qeverisë së re”, thonë nga LSDM.

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, burime brenda partisë thonë se nesër në ora 14:00, në Klubin e Deputetëve, Zaev do të realizojë takim me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi. Jozyrtarisht, Zaev pritet që gjatë ditës së nesërme të realizojë takime edhe me liderët e partive tjera parlamentare, por që sipas të njëjtave burime, ende nuk është caktuar koha e saktë e takimeve.

Në intervistën e tij të fundit për gazetën kroate “Nacional”, Zaev deklaroi se do të bisedojë me të gjithë , por jo edhe me, siç tha ai “struktura që bisedojnë për ide të ndryshme nga koncepti demokratik dhe evropian”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas afateve kushtetuese, më së voni deri më 14 gusht, presidenti Stevo Pendarovski do të duhet të përcaktojë mandatarin, i cili në 20 ditët e ardhshme do të duhet të formojë qeverinë e re dhe të dorëzojë programin e punës në Kuvend.

Zaev përfundon pushimet, nesër nis bisedimet për formimin e qeverisë së re shkruan Telegrafi.